Konferenca u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, dhe mblodhi mbi 30 ekspertë, studiues dhe studentë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera.
Punimet e përfshira në këtë botim sjellin kontribute shkencore bashkëkohore mbi ndikimin e teknologjisë, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale në fushën e përkthimit dhe interpretimit, duke trajtuar sfida aktuale, modele të reja profesionale dhe perspektiva kërkimore në epokën digjitale.
Përmbledhja përfaqëson një burim të rëndësishëm referimi për studiuesit, pedagogët, studentët dhe profesionistët e fushës së përkthimit dhe interpretimit.


