Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Panairin “Work & Study 2026” — Vlorë

Sot u zhvillua Panairi Work & Study 2026 në qytetin e Vlorës, ku përfaqësuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvilluan biseda të drejtpërdrejta me gjimnazistët nga qytetet e Vlorës, Himarës dhe Selenicës.

Në prezantim, maturantët u njohën me programet dhe drejtimet e studimit, mundësitë akademike dhe profesionale, mbështetjen gjatë studimeve, si dhe programet e shkëmbimit që nxisin ndërkombëtarizimin e studentëve.

🤝 Pjesëmarrja në këtë panair është pjesë e angazhimit tonë për të qenë pranë të rinjve, duke i informuar me transparencë dhe duke i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

📸 Më poshtë disa momente nga panairi.

situs toto