Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua ceremonia hapëse e këtij eventi të rëndësishëm të sportit universitar në Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 1200 studentëve nga 30 universitete publike dhe private.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, përfaqësohet denjësisht në këtë turne me dy ekipe:
Volejboll për femra, nën drejtimin e pedagoges Alma Beni
Futsall për meshkuj, nën drejtimin e pedagogut Ervin Hoxha
Studentët tanë tashmë kanë nisur garën, duke sjellë energji, përkushtim dhe frymë skuadre. Na presin sfida të forta dhe emocione të shumta!
Suksese ekipit të FGJH! 💪🏻
Krenarë për ju! 😊










