Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi, Përkthim, Komunikim i Gjuhës Frënge

Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi, Përkthim, Komunikim i Gjuhës Frënge
Kryetar: Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti
Email: [email protected]

Grupi kërkimor në fushën e gjuhësisë, të përkthimit dhe të komunikimit u krijua mbështetur në statutin e UT-së dhe ka në përbërjen e tij pedagogë të departamentit të specializuar në drejtimet e sipër përmendura. Në kuadër të projekteve të ndryshme dhe nevojave për kërkimin shkencor, mund të përfshihen dhe anëtarë të jashtëm (universitete jashtë dhe brenda vendit).

Krijimi i grupeve mësimore-kërkimore synon përforcimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor nëpërmjet projekteve, bashkëpunimeve në përputhje me politikën e zhvillimit të departamentit, të njësisë kryesore dhe të universitetit.

Qëllimi dhe strategjia e kërkimit të këtij grupi kërkimor, fushat kërkimore:

Për të realizuar një plan pune dy vjeçar 2022-2024, parashikojmë :
1) Mbledhje të grupit të punës ku të përcaktohen akset kryesore të kërkimit duke analizuar nevojat e kërkimit në nivel departamenti. Preferohen akse ndërdisplinore (midis fushave brenda departamentit si dhe jashtë tij).
2) Identifikimin e burimeve financiare që na mundësojnë realizimin e projekteve (AUF, READ, bashkepunimet për programet e përbashkëta të studimit apo që synojnë të realizohen, kontakte me partnerë të tjerë, etj.)
3) Idetë propozimet për të aplikuar në thirrje të ndryshme do të realizohen në punë në grup në varësi të specifikave të thirrjeve dhe fushave të kërkimit).
4) Bashkëpunime të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në Departamentin e Gjuhës Frënge numërohen disa projekte që janë duke u zbatuar dhe përfshijnë anëtarë nga ky grup  mësimor-kërkimor:

  • Projekti i parë i fituar në kuadër të programit të UT-së: Kërkim Ekselencë Inovacion, qëllimi i të cilit ishte krijimi i Diplomës së përbashkët me Universitetin Sorbonne Paris Nord.
    Në kuadër të aplikimeve për projekte, që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në FGJH-UT, fillojnë zbatimin që prej muajit janar 2023, dy projekte ndërdisiplinore (gjuhësi /didaktikë/komunikim dhe gjuhësi / përkthim.
Projekti nr. 1 : Rëndësia e WEB Semantic në ndërtimin e korpuseve dhe në përkthimin e teksteve të specialitetit
Anëtarë të projektit : Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti, Dr. Fjoralba Dado, Prof. Asoc. Dr. Alba Frashëri
Doktorantë: Kelvin Zifla, Kamela Marku
Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i një platforme “web semantic”, e cila do të mundësojë krijimin e bazave të të dhënave i cili do të përdoret për qëllime të ndryshme studimore, në rastin tone konkret per analiza semantike, sintaksore dhe terminologjike ne funskion te përkthimit.
Objektivat specifikë të projektit lidhen ngushtë me: Argumentimin e përdorimit të një metodologjie të re në fushën kërkimore : ato bazuar në trajtimin automatik të materialit me qëllim analizën e tij. ( shembull: krijimin e bazave të të dhënave të acqui communautaire, letërsi, si dhe në fusha të tjera, u vjen në ndihmë analizave të ndryshme, përkthimin, etj. );
  • Dimensioni digjital do të rikonceptojë metodat e mësimdhënies dhe të mundësojë aksesin në shumë mjete, burime dhe aplikacione;
  • Forcimi i mësimdhënies në gjuhë të huaj si gjuhë në formimin e specializuar;
  • Rritja e bashkëpunimit brenda në FGJH duke krijuar dhe zhvilluar studime paralelisht në më shumë se në një gjuhë të huaj.
  • Përfituesit : – Në nivel universitar : pedagogët, kërkuesit shkencorë, studentët e kryesisht të ciklit të dytë dhe të tretë të studimit. – Në nivel kombëtar: institucionet që do të angazhojnë studentët në digjitalizimin e aktiviteteve të tyre; vënia në dispozicion të platformave, softëareve dhe produkteve që do të krijohen dhe realizohen në bashkëpunim me universitete partnere, me mbështetje të fondeve të BE-së, pas aplikimeve për t’i thithur ato.

Rezultatet e pritshme

  • Korpusi dhe metadata të cilat do të trajtohen nga algoritma të ndryshëm sipas qëllimeve dhe specifika të ndryshme
  • Forcimi i bashkëpunimit midis doktorantëve dhe pedagogëve si dhe i përdorimi i njohurive në funskion të objektivit të përgjithshëm.
  • Publikimi i studimeve të përbashkëta dhe marrja pjesë nëpër konferenca.

Produkti/produktet e projektit

Prezantimi i platformës si dhe botime në revista shkencore të rezultateve tբ arritura.

Plani i punës, përfshin metodologjinë dhe teknikat që propozohen të përdoren.

Projekti nr.2 : Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur
Anëtare e grupit kërkimor : Prof. Asoc. Dr.Anida Kisi (drejtuese)
Ekipi kërkimor: Prof. Asoc. Dr.Anida Kisi (drejtuese), Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dr. Elona Toro, MA.Greta Robja (doktorante)

Objektivat :
Ky projekt, përveç përfshirjes në fushën e didaktikës, lidhet dhe me fushën e komunikimit dhe në këtë fushë synon:
-të nxjerrë në pah llojet e mjeteve digjitale si teknologji të informacionit dhe komunikimit që përdoruren gjatë mësimdhënies në FGJH ;
-të ofrojë përmirësimin e aftësive digjitale dhe komunikuese të ekipit pedagogjik dhe të studentëve ;
Veprimtarite e parashikuara
– anketim të pedagogëve dhe të studentëve të FGJH-së lidhur me përdorimin e mjeteve digjitale dhe koncepteve të klasës së përmbysur.
– seminar shkencor për pedagogjinë e përmbysur
– trajnime për dy grupe të synuara (pedagogë dhe studentë të FGJH-së) për përmirësimin e njohurive dhe aftësive në përdorimin e mjeteve digjitale dhe të koncepteve të pedagogjisë së klasës së përmbysur.
– një modul online në versionin e një mini-xMOOC-u i cili do tu vihet në dispozicion palëve të interesuara si dhe qendrës së trajnimeve në FGJH.

Grupet e synuara në këtë projekt janë:

  • Ekipi pedagogjik i Fakulteti të Gjuhëve të Huaja
  • Studentët e Fakuletit të GJuhëvetë të Huaja
Partnerë strategjikë:
  • Ministria e Arsimit
  • ASKAP
  • Shkollat e ciklit parauniversitar
  • Shoqatat e mësuesve të gjuhës së huaj
  • Mësues të gjuhëve të huaja
  • Aktorë ndërkombëtarë (FIPF)
    Rezultatet e pritshme në aspektin e komunikimit:
    – Integrimi ne menyre efikase i mjeteve digjitale ne sherbim te klases se permbysur nga pedagoget
    – MOOC per pedagogjinë e klases se permbysur
    – Artikull shkencor dhe/ose kumtese në konferenca kombetare ose nderkombetare.

Duke patur parasysh nevojën për kurrikula nderdisiplinore, ku perfshihet fusha e përkthimit dhe e TAGJ, në kuadër të thirrjeve të projekteve Jean Monnet, anëtarë të grupit të gjuhësisë dhe të përkthimit aplikuan me një projekt Jean Monnet Chair qëllimi i të cilës është zhvillimi dhe forcimi i moduleve ndërdisiplonore në fushat që trajtohen në acquis communautaire me fushat e përkthimit dhe të terminologjisë. Projekti është konceptuar në dy qasje : të mësimdhënies dhe të kërkimit (workshope, konferenca, etj).

Anëtarët e përfshirë :
Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti; Prof. Asoc. Dr. Alba Frashëri; Dr. Fjoralba Dado; Dr. Drita Rira, Kelvin Zifla (doktorant)