🎓 Inteligjenca Artificiale në Arsim dhe Kërkim
Sot, më 20.05.2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në bashkëpunim me Zyrën e IT-së, zhvilluan fizikisht dhe online trajnimin për personelin akademik me temë: ‘‘Inteligjenca Artificiale në Arsim dhe Kërkim’’.
👨🏫 Gjatë këtij trajnimi u prezantuan platformat më të avancuara si:
ChatGPT, Claude, DeepSeek, Copilot, MagicSchool.ai, Curipod, Elicit, Humata, Twee – mjete që ndihmojnë në krijimin e materialeve mësimore, përgatitjen e leksioneve, zhvillimin e ideve kërkimore dhe analizën e literaturës shkencore.
🔍 Fokus i veçantë iu kushtua rolit të AI në:
-personalizimin e mësimdhënies,
-lehtësimin e punës akademike,
-dhe përmirësimin e qasjes ndaj kërkimit.
Faleminderit të gjithë pedagogëve që morën pjesë, fizikisht dhe online!
Së bashku ndërtojmë një arsim më bashkëkohor dhe të hapur ndaj inovacionit. 🚀
#FGJH #UniversitetiTiranës #AIneArsim #ArsimiDigjital #KërkimShkencor #InovacionAkademik