Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Kërkimi Shkencor

Krijimi, vizioni qëllimi

Dega e Kualifikimeve Shkencore dhe Botimeve

Fakulteti i Gjuheve te Huaja | Universiteti i Tiranës

Dega e Kualifikimeve Shkencore dhe Botimeve është një njësi kyçe me karakter ndihmës akademik, e krijuar për të mbështetur, koordinuar dhe dokumentuar aktivitetet shkencore, aplikimet për tituj akademikë dhe publikimet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Funksionimi i saj bazohet në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit të Tiranës dhe Rregulloren përkatëse të Fakultetit. Dega siguron ndjekjen sistematike dhe ruajtjen e të dhënave për të gjitha procedurat e kualifikimit shkencor, duke garantuar transparencë, standarde cilësore dhe përputhje me kërkesat akademike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimi dhe Funksionet Kryesore
Dega synon të:

  • Mbështesë stafin akademik në zhvillimin e karrierës shkencore përmes udhëzimeve, monitorimit dhe asistencës administrative në aplikimet për grada dha titujt akademikë.
  • Organizojë dhe dokumentojë veprimtaritë e kërkimit dhe publikimeve shkencore të fakultetit, duke përfshirë regjistrimin e titujve të fituar dhe publikimeve në revista të indeksuara.
  • Rrisë vizibilitetin dhe ndikimin e kërkimit shkencor të Fakultetit, duke ofruar mbështetje për prezantime në konferenca, simpoziume dhe botime të specializuara.

Vizioni Strategjik (2024-2028)
Në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja 2024-2028, Dega e Kualifikimeve Shkencore dhe Botimeve synon të bëhet një referencë qendrore për kërkimin shkencor dhe publikimet akademike brenda institucionit dhe jashtë tij, duke kontribuar në:

  • Forcimin e kulturës kërkimore përmes nxitjes së bashkëpunimit ndërdisiplinor midis stafit akademik dhe doktorantëve.
  • Ngritjen e standardeve të botimeve me indeksim ndërkombëtar dhe rritjen e citueshmërisë së punimeve shkencore.
  • Promovimin e kërkimit shkencor si prioritet strategjik për zhvillimin institucional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
    Vizioni I strategjisë përfshin seksione të dedikuara për kërkim shkencor, revista shkencore, konferenca dhe publikime, që nxjerrin në pah vendosmërinë e institucionit për të fuqizuar këtë fushë për periudhën 2024-2028.

Rëndësia për Fakultetin
Si një element thelbësor për avancimin akademik, kjo degë kontribuon në ngritjen e profilit profesional të pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë, gjallëron jetën akademike dhe përforcon rolin e Fakultetit në komunitetin profesional dhe kërkimor vendas e ndërkombëtar.

situs toto