Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Konferenca e Katërt Shkencore e Alumni-t për Gjuhësinë, Letërsinë, Didaktikën dhe Komunikimin

U zhvillua me sukses në Kolegjin AAB Prishtinë, në datën 4 nëntor 2025, Konferenca e Katërt Shkencore e Alumni-t për Gjuhësinë, Letërsinë, Didaktikën dhe Komunikimin, e organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Administratës Publike dhe Fakultetin e Komunikimit Masiv.

Kjo konferencë mblodhi së bashku institucione të arsimit të lartë nga rajoni, si: Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Universiteti i Gjakovës, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë. Prof. Dr. Silvana Neshkovska, si folësja kryesore e kësaj konference, mbajti një ligjëratë të hapur me temën “Justifikimi i Dhunës në Narrativat e Kohës së Luftës: Të Tjerët dhe Vetë-Përfaqësimi në Diskursin Politik”. Ligjërata ngjalli interes dhe diskutime të mëdha nga studentët pjesëmarrës.

Në kuadër të konferencës, 55 pjesëmarrës prezantuan studimet e tyre, të cilat përfshinë një gamë të gjerë tematikash, si: gjuhësi dhe letërsi bashkëkohore, metodologjitë e mësimdhënies së gjuhës angleze, edukim i fëmijërisë së hershme, roli i mediave dhe komunikimit në kontekste profesionale, administratë publike dhe integrim socio-ekonomik.

Tashmë, në nivel institucional, AAB dhe Universiteti i Tiranës kanë marrëveshje bashkëpunimi, ku shpresojmë që të kemi sa më shumë kontribute të tilla shkencore me vlerë në fushën e gjuhësisë e letërsisë bashkëkohore.