Më 29 maj 2025, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizoi konferencën ndërkombëtare “Horizonte të Reja në Përkthim dhe Interpretim në Epokën Digjitale: Sfida dhe Perspektiva”. Ky eveniment i rëndësishëm mblodhi ekspertë, studiues dhe studentë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera, për të diskutuar mbi ndikimin e teknologjisë dhe digjitalizimit në fushën e përkthimit dhe interpretimit.
Konferenca u hap me fjalë përshëndetëse nga Znj. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dhe Z. Abdulla Rexhepi, Dekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Ligjëruesja kryesore, Prof. Asoc. Monika Płužycka nga Universiteti i Varshavës, ndau njohuritë e saj mbi përdorimin e teknologjisë për të kuptuar proceset kognitive në përkthim. Gjatë konferencës u zhvilluan seanca plenare dhe sesione paralele ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale në përkthim dhe interpretim, duke përfshirë përdorimin e mjeteve digjitale si përkthimi automatik dhe inteligjenca artificiale. Në aktivitet morën pjesë studiues dhe ekspertë të shumtë nga universitete të ndryshme, të cilët kontribuan me kumtesa dhe diskutime të thelluara mbi temat e përkthimit dhe interpretimit në kontekstin e digjitalizimit.
Momente nga konferenca: https://drive.google.com/drive/folders/1jB6k1A7kLbxZa8yv4sj32sbpEWo1mmrQ?usp=sharing











