Të dashur studentë,
Ju njoftojmë se më 26.03.2026, ora 12:30, Salla Evropa, do të zhvillohet leksioni i hapur me temë:
“Depresioni tek të rinjtë: faktorët riskues dhe mekanizmat mbrojtës.”
Gjatë këtij leksioni do të trajtohen aspektet kryesore që lidhen me shëndetin mendor të të rinjve, duke u ndalur tek faktorët që ndikojnë në shfaqjen e depresionit, si dhe mënyrat për forcimin e mekanizmave mbrojtës.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të diskutojmë mbi këtë temë të rëndësishme dhe aktuale.
Ju mirëpresim!


