Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua sot ligjërata me temë:
🇪🇺 “Identiteti i BE-së dhe Nacionalizmi”, mbajtur nga Dr. Tiaan Westenberg, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës (THUAS).
Diskutimi solli reflektime të vlefshme mbi identitetin evropian dhe atë shqiptar, mbi çfarë na bën të ndihemi evropianë, si dhe pse është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht këto koncepte kur përkthejmë apo komunikojmë në këtë fushë.
Studentët treguan interes dhe angazhim të veçantë, duke sjellë shembuj nga realiteti evropian dhe shqiptar dhe duke e bërë diskutimin edhe më të pasur.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një mobiliteti njëjavor Erasmus+, që Dr. Westenberg po realizon pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Një takim frymëzues që ndërthur kërkimin shkencor, reflektimin qytetar dhe dialogun ndërkulturor.