👩🏫 Prof. Asoc. Dr. Iris Klosi
“Kalimi i kufijve përmes mësimdhënies: një udhëtim Erasmus-i në Gjermani”
Në këtë leksion të hapur, Profesoreshë Klosi do të ndajë me studentët dhe kolegët përvojën e saj të mobilitetit akademik në kuadër të programit Erasmus+, duke reflektuar mbi mësimdhënien e lëndëve “Menaxhim projektesh” dhe “Biznesi ndërkombëtar” në Universitetin e Koblenz-it (RheinAhrCampus), Gjermani.
Përmes këtij prezantimi do të theksohet rëndësia e dialogut ndërkulturor, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit akademik në një mjedis ndërkombëtar.
📅 18 mars
🕚 Ora 11:30
📍 Salla “Evropa”, Godina B
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT
Ju mirëpresim! ✨


