Më 06 Nëntor 2025, Zyra e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, organizoi leksionin e hapur me temë: “Vetëbesimi dhe Zhvillimi i Aftësive për Prezantimet në Auditor” 🎤✨.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën me strategji praktike për ndërtimin e vetëbesimit dhe zhvillimin e aftësive vetëmenaxhuese 💡📚.
Leksioni gjithashtu përfshiu teknika të menaxhimit të ankthit dhe stresit duke u ofruar pjesëmarrësve mjete të dobishme për t’u përballur me situatat sfiduese në mjedisin akademik 🌿🧠.
Ky leksion i inkurajoi studentët të zhvillojnë aftësi të cilat do t’i ndihmojnë të përballojnë me besim çdo prezantim dhe sfidë akademike.





