Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mbrojtja e Gjuhëve të Huaja

Provimi i Mbrojtjes së Gjuhës së Huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është i ndërtuar sipas standardeve që parashikohen në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj), duke përfshirë testimin e katër kompetencave gjuhësore, sipas gjashtë niveleve të përcaktuara në këtë Kuadër.
Provimi do të jetë i përbërë nga 4 pjesë: pjesa e leximit, e të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Për më shumë shih Rregullore për mbrojtjen e gjuhëve të huaja (kliko këtu).
 
Provimi do të jetë më datë 13 shtator 2025, ora 09:00.
 
Regjistrimet fillojnë nga data 25 gusht deri më datë  8 shtator 2025 me plotësimin e formularit më poshtë.

Dëshiroj të di datën kur mbrohet një gjuhë e huaj, si mund ta gjej?

Datat për të mbrojtur gjuhën e huaj i gjeni te Kalendari i Mbrojtjes së Gjuhës(Kliko Këtu)

Dëshiroj të mbroj gjuhën e huaj, si të aplikoj?

Për të aplikuar për tu regjistruar kliko linkun: Regjistrohu(Kliko këtu)

Sa është tarifa për mbrojtjen e gjuhës?

Mandatin e pagesës për mbrojtjen e gjuhës e gjeni: Mandati i Pagesës(Kliko këtu)

A vlen mbrojtje e gjuhës së huaj pranë fakultetit tuaj për master shkencor?

Ju lutem dërgoni email në: [email protected]

Mund të kem një model teze, ju lutem?

Për të marrë një model teze ju lutem paraqituni pranë Qëndrës së Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë.

➡ REGJISTROHU TANI! ⬅

Regjistrimet fillojnë nga data 25 gusht deri më datë 8 shtator 2025.

Rregullore Mbrojtje Gjuhe

Kalendari Mbrojtje Gjuhe 2025

Formulari i regjistrimit

Mandati i pagesës