Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mbrojtja e disertacionit “Aftësimi i studentëve për leximin dhe përdorimin e tekseteve të specialiteteve (Inxhineri, Ndërtimi/Arkitekturë, Urbanistikë)”, nga znj. Viola Karapici

Sot, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, znj. Viola Karapici, doktorante në Departamentin e Gjuhës angleze, mbrojti me sukses disertacionin e saj për gradën “Doktor”me temë: “Aftësimi I studentëve për leximin dhe përdorimin e tekseteve të specialiteteve (Inxhineri, Ndërtimi/Arkitekturë, Urbanistikë)”, nën drejtimin shkencor të Prof. Dr. Shpresa Delia.
Ky studim shqyrtoi mësimdhënien e gjuhës angleze për qëllime specifike (AQS) në kontekstin e studimevenë inxhineri ndërtimi, arkitekturë, dhe urbanistikë, me fokus në zhvillimin e aftësive të leximit në tekstet teknike. Rekomandimet përfshijnë integrimin më të qëndrueshëm të teksteve të specializuara në kurriklë dhe përdorimin e metodave të mësimdhënies që nxisin angazhimin aktiv të studentëve.
Urime znj. Viola Karapici për këtë arritje dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj akademik!
#UniversitetiTiranës #FakultetiGjuhëveTëHuaja #KërkimiShkencor #StudimeDoktorale #IngritTirana #AQS  #Disertacion #MbrojtjeDoktorature #aftesileximi