Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mbrojtja e disertacionit “Aspekte Gjuhësore dhe kulturore në përkthimet në gjuhën shqipe të veprave të shkrimtarit Italian për fëmijë Gianni Rodari, nga znj.Ingrid Tirana

Mbrojtja e disertacionit “Aspekte Gjuhësore dhe kulturore në përkthimet në gjuhën shqipe të veprave të shkrimtarit Italian për fëmijë Gianni Rodari, nga znj.Ingrid Tirana  
 Sot, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, znj. Ingrit Tirana, doktorante në Departamentin e Gjuhës Italiane, mbrojti me sukses disertacionin e saj për gradën “Doktor”me temë: “Aspekte Gjuhësore dhe kulturore në përkthimet në gjuhën shqipe të veprave të shkrimtarit Italian për fëmijë Gianni Rodari”, nën drejtimin shkencor të Prof. Asoc. Dr. Mirela Papa.
Ky studim trajtoi përkthimin e letërsisë për fëmijë me fokus të veçantë në analizën e përkthimeve të veprave të Gianni Rodarit në gjuhën shqipe. Në studim theksohen aspekte gjuhësore dhe kulturore që ndikojnë në përkthimin e veprave për fëmijë, të cilët përballen me sfida të tilla si ruajtja e humorit, ritmit, lojrave gjuhësore dhe përdorimit të referencave kulturore të gjuhës së burimit  dhe asaj të mbërritjes. Studimi nënvizon nevojën për një qasje më të strukturuar dhe kritike ndaj përkthimit të letërsisë për fëmijët në Shqipëri dhe rëndësinë e zhvillimit të studimeve krahasuese që kontribuojnë në pasurimin e kritikës letrare dhe të kulturës përkthimore shqiptare.
Ky disertacion është dëshmi e kontributit të vazhdueshëm që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Universiteti i Tiranës japin në ngritjen e standardeve akademike dhe zhvillimin e dijes në nivel kombëtar.
Urime znj. Ingrit Tirana për këtë arritje të merituar dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj akademik!
 #UniversitetiTiranës #FakultetiGjuhëveTëHuaja #KërkimiShkencor #StudimeDoktorale #IngritTirana #letersiperfemije #Disertacion #MbrojtjeDoktorature