Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mbrojtja e disertacionit “Paradigma e komunikimit gjuhësor dhe kulturor në mësimdhënien në gjuhën angleze duke theksuar rolin e mediatorit”, nga Znj. Xhiljola Abdihoxhaj.

Sot, në Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, studentja doktorante, Znj. Xhiljola Abdihoxhaj, mbrojti me sukses disertacionin e saj për gradën “Doktor” me temë “Paradigma e komunikimit gjuhësor dhe kulturor në mësimdhënien në gjuhën angleze duke theksuar rolin e mediatorit”, nën udhëheqjen shkencore të Prof. Asoc. Dr. Adriana Dervishaj.

Përmes një qasjeje metodologjike të integruar që kombinon vëzhgimet e drejtpërdrejta në orët mësimore, analizën e pyetësorëve të strukturuar dhe shqyrtimin e podkasteve të specializuara në këtë fushë, hulumtimi nxori në pah sfidat dhe mundësitë që lindin kur pedagogët veprojnë si ndërmjetës në klasa me studentë nga kultura dhe gjuhë të ndryshme.

Studimi propozoi strategji për të nxitur shumëgjuhësinë dhe ndërkulturalizmin, duke kontribuuar në zhvillimin e metodave të përshtatura dhe në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës e të hapur.

Punimi doktoral shqyrtoi dimensionet gjuhësore dhe kulturore të mësimdhënies, duke theksuar rolin e pedagogut si ndërmjetës në klasa me diversitet gjuhësor dhe kulturor.

Ky studim, i drejtimit kërkimor “Mësimdhënie e gjuhëve të huaja”, u vlerësua maksimalisht nga juria duke e cilësuar një kontribut të rëndësishëm të fushës së shkencave gjuhësore.

Urime Znj. Xhiljola Abdihoxhaj për këtë arritje të merituar dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj akademik!

situs toto