Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mbrojtja e disertacionit “Përfitimi i kompetencave lidhur me aftësinë e të dëgjuarit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane”, nga Znj. Eliona Naqo

Mbrojtja e disertacionit “Përfitimi i kompetencave lidhur me aftësinë e të dëgjuarit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane”, nga Znj. Eliona Naqo

Sot, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Znj. Eliona Naqo, doktorante në Departamentin e Gjuhës Italiane, mbrojti me sukses disertacionin e saj për gradën “Doktor”me temë: “Përfitimi i kompetencave lidhur me aftësinë e të dëgjuarit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane, nën drejtimin shkencor të Prof. Asoc Dr. Aida Gjinali.

Ky punim doktoral analizoi aspektet metodologjike dhe psikopedagogjike të mësimdhënies/nxënies së gjuhës italiane si gjuhë e huaj, me fokus në zhvillimin e aftësive të të dëgjuarit dhe të folurit për të përmirësuar artin e komunikimit në këtë gjuhë. Gjetjet empirike të studimit sollën rekomandime konkrete për zhvillimin e kurrikulave bashkëkohore dhe përmirësimin e strategjive të mësimdhënies/nxënies në kontekstin shqiptar duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të arsimit gjuhësor dhe duke kontribuuar në promovimin e gjuhës italiane si përbërës të rëndësishëm në formimin akademik dhe profesional.

Studimet doktorale dhe kërkimi shkencor janë themeli i përparimit akademik dhe teknologjik të një vendi. Ky disertacion është dëshmi e kontributit të vazhdueshëm që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Universiteti i Tiranës japin në ngritjen e standardeve akademike dhe zhvillimin e dijes në nivel kombëtar.
Urime Znj. Eliona Naqo për këtë arritje të merituar dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj akademik!

#UniversitetiTiranës #FakultetiGjuhëveTëHuaja #KërkimiShkencor #StudimeDoktorale #Eliona Naqo #GjuhaItaliane #Disertacion #MbrojtjeDoktorature