Sot, në Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, studentja doktorante e departamentit të gjuhës greke Znj. Aida Zoto, mbrojti me sukses disertacionin e saj për gradën “Doktor” me temë “Strategjitë për nxënien e leksikut të greqishtes në arsimin e mesëm të lartë në shkollat dygjuhëshe shqiptaro-greke”, nën udhëheqjen shkencore të Prof. Asoc. Dr. Sofia Delijorgji.
Ky studim shqyrtoi strategjitë e përvetësimit të leksikut të gjuhës greke nga nxënësit shqiptarë në shkollat dygjuhëshe shqiptaro-greke të arsimit të lartë të mesëm, duke analizuar efektivitetin e tyre në zhvillimin e kopetencës leksikore dhe gjuhësore. Rezultatet treguan dallime të dukshme ndërmjet niveleve të kopetencës gjuhësorë (A1-C2) si dhe variacione të ndjeshme sipas gjinisë, klasës dhe karakteristikave të tjera demografike, duke evidentuar se përdorimi i strategjive më të ndërgjegjshme dhe të kombinuara lidhet me performancë më të lartë leksikore dhe kopetencë komunikative më të qëndrueshme. Nga ana tjetër, interferenca nga gjuha amtare, mungesa e burimeve dhe niveli i ulët i motivimit kufizojnë efektivitetin e procesit të të nxënit.
Gjetjet ofrojnë rekomandime praktike për përshtatjen e metodave didaktike, zhvillimin e kurrikulave të ndjeshme ndaj kontekstit dygjuhësh dhe formimin e vazhduar profesional të mësuesve.
Ky studim u vlerësua maksimalisht nga juria duke e cilësuar një kontribut të rëndësishëm në fushën e Gjuhësisë së zbatuar dhe krahasuese.
Urime Znj. Aida Zoto për këtë arritje të merituar dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj akademik!











