Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Modalitete kërkimore në arkivat e Venecias

Objektivat e projektit

  • Pasurimi profesional i stafit akademik përmes punës së drejtuar nga njëra prej studiueseve më të spikatura të fushës, Prof. Lucia Nadin.
  • Përftimi i njohurive përkatëse nga studentët për t’i nxitur në kërkimet nëpër arkiva.
  • Zbatimi i punës ndërdisiplinore në terren.
  • Krijimi i lidhjeve të reja të bashkëpunimit me kolegë/e dhe institucione.
  • Publikimi i rezultateve të kësaj pune.
  • Ndarja e përvojës me kolegët/et, studentët/et e më gjerë.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Në fazën e parë të projektit janë zhvilluar hulumtimet paraprake dhe takime dhe konsultime online mes palëve, duke arritur përpilimin e një plani veprimi të përbashkët për vizitën në terren. Gjatë takimeve, u arrit të identifikoheshin fazat kryesore për organizimin e punës, si dhe sfidat kryesore në lidhje me menaxhimin e kohës së kufizuar gjatë punës në terren.

Takimet gjithashtu nxorrën në pah interesat specifike kërkimore të anëtarëve të dy grupeve, duke mundësuar ndarjen e punës sipas profileve përkatëse të secilit anëtar.

Veç koordinimit, janë shqyrtuar në distancë burimet arkivore nëpërmjet aksesit të kufizuar në internet, duke u përpjekur të përcaktohen sa më qartë synimet specifike të hulumtimit në terren. Për këtë, takimet mes palëve u zhvilluan në një sërë rastesh me pjesëmarrjen e prof. Lucia Nadin, e cila ofroi ekspertizën e saj për identifikimin e objektivave dhe planit sa më të efektshëm të punës.

Veprimtaria e parë e mobilitetit ishte vizita në terren në Venecia, e cila u krye në shtator 2025. Në bashkëpunim me Prof. Lucia Nadin dhe me palën nga Universiteti i Prishtinës, u kryen vizita në një sërë institucionesh, duke u koordinuar mes të tjerash me oraret dhe metodologjinë e punës të secilit institucion arkivor.

Gjatë takimeve dhe hulumtimit në terren u evidentuan një sërë materialesh me interes për fushat tona kërkimore (letërsi, gjuhësi, histori, sociologji, filozofi, etj). Materialet e identifikuara si të rëndësishme për vazhdimësinë e punës kërkimore u kataloguan nga dy grupet e punës dhe u bënë pjesë e planit të punës në vazhdim.

Veprimtaria e dytë e mobilitetit u zhvillua në nëntor 2025 në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite u kryen takime koordinuese me palën e Republikës së Kosovës, gjatë të cilëve u rishqyrtuan materialet e identifikuara gjatë punës në terren në institucionet arkivore në Venecia, u hartua një strategji për ndarjen e punës me këto materiale, si dhe u koordinua struktura e punës për veprimtarinë tjetër të mobilitetit, vizitën e dytë në institucionet arkivore të Venecias, e cila do të zhvillohet në maj 2026.

situs toto