Ngritja e Laboratorit audiovizual: Teknologji Inovative dhe Modele Evropiane
Objektivat e projektit
Ngritja dhe pajisja e një laboratori modern audiovizual, të bazuar në teknologji inovative dhe standarde evropiane.
Integrimi i mjeteve digjitale, platformave dhe teknologjive të avancuara në procesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Forcimi i kapaciteteve akademike dhe profesionale të stafit dhe studentëve përmes përdorimit të infrastrukturës moderne.
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Ngritja dhe funksionalizimi i Laboratorit të Përkthimit si hapësirë e dedikuar për mësimdhënie, praktikë profesionale dhe kërkim shkencor, në përputhje me modele evropiane të laboratorëve të përkthimit.
Pajisja me infrastrukturë teknologjike të avancuar, që mbështet punën me të dhëna gjuhësore, proceset e përkthimit profesional dhe prodhimin audiovizual: kompjutera me performancë të lartë, zgjidhje serverike (lokale dhe/ose cloud), pajisje audio-video profesionale dhe mjete për prezantime/interaktivitet.
Vendosja në përdorim e softuerëve dhe platformave të specializuara për kërkim korpusor, analizë gjuhësore dhe vlerësim empirik: mjete për analizë korpusi (p.sh. Sketch Engine), mjete për analiza statistikore dhe studime sasiore (p.sh. SPSS); komponentë/solucione të lidhura me përpunimin e gjuhës natyrore (NLP), që mundësojnë zhvillim dhe kërkim në teknologji gjuhësore.
Pasurimi i bibliotekës dhe databazës elektronike me burime referuese dhe literaturë të specializuar, duke rritur aksesin e studentëve dhe stafit në materiale shkencore dhe profesionale.