Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

NJOFTIM PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR BURSA / PËRJASHTIM / REDUKTIM TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT – VITI AKADEMIK 2025–2026

Cikli i Parë i Studimeve (Bachelor)
Të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve janë të lutur të dorëzojnë: 

  • Dokumentacionin për bursa, përjashtim ose reduktim të tarifës së shkollimit, sipas kategorive përkatëse; 
  • Numrin e llogarisë bankare në RAIFFEISEN BANK(vetëm studentët e vitit I) 

📅 Afati i dorëzimit:
🗓️ Nga data 13.10.2025 deri më 14.11.2025
📍 Vendndodhja: Departamentet e Gjuhëve përkatëse ku studenti ndjek studimet. 

 

Cikli i Dytë i Studimeve (Master i Shkencave / Master Profesional)
Të gjithë studentët e  ciklit të dytë  të studimeve mund të aplikojnë për reduktim të tarifës së shkollimit në masën 50%, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës sipas kategorisë për të cilën aplikojnë. 

📅 Afati i dorëzimit: 
🗓️ Nga data 13.10.2025 deri më 14.11.2025 
📍 Vendndodhja: Departamentet e Gjuhëve përkatëse ku studenti ndjek studimet 

Për më tepër informacion ndiqni link-un në vijim që përmban të gjitha dokumentet e nevojshme për plotësimin e saktë të dokumentacionit të kërkuar: https://fgjh.edu.al/per-trajtim-me-burse-perjashtim-nga-tarifa-e-shkollimit/