Referuar shkresës së Rektoratit datë 24.01.2022, me nr. 2479/9 prot, ” Mbi studentet që kanë filluar program studimi të Ciklit të parë dhe të Ciklit të dytë, në UT, para hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 80/2015, saktësojmë si më poshtë vijon:
Studentët që kanë filluar programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në UT, para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, përfshirë edhe vitin akademik 2015-2016, të cilët nuk i kanë shlyer detyrimet e programit përkatës dhe rezultojnë ende të regjistruar, të njoftohen se, nëse nuk fillojnë procesin e shlyerjes së tyre brenda datës 30.09.2022, ata do të konsiderohen se kanë kaluar afatin maksimal të përcaktuar në nenin 90 të ligjit nr. 80/2015, për arsimin e lartë.