Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Panairi Work & Study 2026

Panairi Work & Study 2026

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Fier & Lushnjë

Sot u çel Panairi Work & Study 2026, ku Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës mori pjesë në sesionet e para të organizuara në qytetet e Fierit dhe Lushnjës. Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e fakultetit patën mundësinë të zhvillonin biseda të drejtpërdrejta me gjimnazistët e Fierit, Lushnjës dhe Divjakës.
Gjatë prezantimit, stafi i FGJH-UT informoi maturantët mbi programet dhe drejtimet e studimit që ofron fakulteti, mbi mundësitë akademike dhe profesionale, mbështetjen institucionale gjatë ciklit të studimeve, si dhe mbi programet e shkëmbimit dhe iniciativat që nxisin ndërkombëtarizimin e studentëve.
🤝 Pjesëmarrja në këtë panair përbën një nga angazhimet tona kryesore për të qenë pranë të rinjve, duke i informuar me transparencë dhe duke i orientuar në mënyrë të përgjegjshme për zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Vlorë

Sot u zhvillua Panairi Work & Study 2026 në qytetin e Vlorës, ku përfaqësuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvilluan biseda të drejtpërdrejta me gjimnazistët nga qytetet e Vlorës, Himarës dhe Selenicës.
Në prezantim, maturantët u njohën me programet dhe drejtimet e studimit, mundësitë akademike dhe profesionale, mbështetjen gjatë studimeve, si dhe programet e shkëmbimit që nxisin ndërkombëtarizimin e studentëve.
🤝 Pjesëmarrja në këtë panair është pjesë e angazhimit tonë për të qenë pranë të rinjve, duke i informuar me transparencë dhe duke i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.
📸 Më poshtë disa momente nga panairi.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Berat

FGJH-UT mori pjesë në Panairin Work & Study 2026 në Berat, ku patëm kënaqësinë të takonim dhe të bashkëbisedonim me gjimnazistët e qytetit, duke ndarë me ta informacion dhe orientim për rrugëtimin e tyre akademik.

🎓 Stafi i FGJH-UT prezantoi:
▪️ Programet dhe drejtimet e studimit
▪️ Mundësitë akademike dhe profesionale
▪️ Mbështetjen e vazhdueshme për studentët
▪️ Programet e shkëmbimit dhe ndërkombëtarizimin

🤝 Pjesëmarrja në këtë panair është pjesë e angazhimit tonë për të qenë pranë të rinjve, për t’i informuar dhe për t’i frymëzuar në zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale.

📸 Disa momente nga panairi.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Durrës

FGJH-UT u takua me gjimnazistët e Durrësit në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen për studentët.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike.

📸 Disa momente nga panairi.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Kavajë

FGJH-UT u takua me gjimnazistët e Kavajës në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen për studentët.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike.

📸 Disa momente nga panairi.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Librazhd

FGJH-UT u takua me gjimnazistët e qytetit të Librazhdit dhe Prrenjasit në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen e vazhdueshme për studentët.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

📸 Disa momente nga panairi në Librazhd.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Elbasan

FGJH-UT u takua me gjimnazistët e Elbasanit, Cërrikut, Peqinit dhe Belshit në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen për studentët.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike.

📸 Disa momente nga panairi.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Pogradec dhe Korçë

FGJH-UT u takua me gjimnazistët e qytetit të Pogradecit dhe Korçës në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen e vazhdueshme për studentët.
🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.
📸 Disa momente nga panairi në Pogradec dhe Korçë.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Mat dhe Dibër

🏫FGJH-UT u takua me gjimnazistët e zonës së Matit dhe Dibrës në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen e vazhdueshme për studentët.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

📸 Disa momente nga panairi në Mat dhe Dibër.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Lezhë

🏫FGJH-UT u takua me gjimnazistët e zonës së Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen e vazhdueshme për studentët.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

📸 Disa momente nga panairi në Lezhë.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Shkodër

FGJH-UT u takua me gjimnazistët e zonës së Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë – Fushë Arrëz në kuadër të Panairit Work & Study 2026, duke prezantuar programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetjen e vazhdueshme për studentët.
🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.
📸 Disa momente nga panairi në Shkodër.

FGJH-UT në Panairin “Work & Study 2026” — Tiranë

🏫 FGJH-UT po mirëpret maturantë dhe të rinj nga Tirana dhe zona të ndryshme të vendit në kuadër të Panairit “Work & Study 2026”, i cili po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gjatë këtij panairi, prezantohen programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetja e vazhdueshme që ofron fakulteti për studentët e tij.

🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

📣 Thirrje për maturantët:
Panairi vijon edhe nesër! Ju ftojmë të vizitoni stendën e Universitetit të Tiranës, të njiheni nga afër me ofertën akademike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe të gjeni drejtimin që i përshtatet më mirë së ardhmes suaj.

📸 Disa momente nga panairi në Tiranë.

 

🎓✨ Përmbyllje e Panairit Work & Study — Tiranë

Sot u mbyll me sukses dita e dytë dhe njëkohësisht e fundit e panairit Work & Study në Tiranë, ku Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të ishte pranë maturantëve për t’i informuar nga afër mbi programet e studimit dhe mundësitë që ofron arsimi në fushën e gjuhëve të huaja.

Gjatë këtij aktiviteti, stafi ynë u angazhua me përkushtim për t’iu përgjigjur interesit dhe pyetjeve të shumta të maturantëve. Entuziazmi dhe kureshtja e tyre për gjuhët dhe kulturat e huaja ishin të dukshme dhe mjaft inkurajuese. Shumë prej tyre u ndalën për të mësuar më tepër mbi perspektivat profesionale, programet e shkëmbimit ndërkombëtar dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të kompetencave gjuhësore në tregun e punës.

🙏 Falënderojmë të gjithë maturantët që na vizituan, si dhe organizatorët e panairit për këtë mundësi bashkëpunimi dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.

📚 Ju presim së shpejti në auditorët e FGJH-UT!

https://fgjh.edu.al/permbyllje-e-panairit-work-study-tirane/
https://www.facebook.com/share/p/1Awz8gFJ6b/

situs toto