Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Përmbyllje e Panairit Work & Study — Tiranë

Sot u mbyll me sukses dita e dytë dhe njëkohësisht e fundit e panairit Work & Study në Tiranë, ku Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të ishte pranë maturantëve për t’i informuar nga afër mbi programet e studimit dhe mundësitë që ofron arsimi në fushën e gjuhëve të huaja.

Gjatë këtij aktiviteti, stafi ynë u angazhua me përkushtim për t’iu përgjigjur interesit dhe pyetjeve të shumta të maturantëve. Entuziazmi dhe kureshtja e tyre për gjuhët dhe kulturat e huaja ishin të dukshme dhe mjaft inkurajuese. Shumë prej tyre u ndalën për të mësuar më tepër mbi perspektivat profesionale, programet e shkëmbimit ndërkombëtar dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të kompetencave gjuhësore në tregun e punës.

🙏 Falënderojmë të gjithë maturantët që na vizituan, si dhe organizatorët e panairit për këtë mundësi bashkëpunimi dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.

📚 Ju presim së shpejti në auditorët e FGJH-UT!

situs toto