Administratori i Njësisë Kryesore është përgjegjës për mirëfunksionimin financiar dhe administrativ:
- Realizon administrimin e përditshëm financiar;
- Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë financiare;
- Plotëson kërkesat e drejtuesit të njësisë kryesore, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare;
- Bashkëpunon me autoritetet dhe organet drejtuese të njësisë kryesore për çështjet themelore të administrimit të saj.
Administratori i Fakultetit ka përgjegjësitë menaxheriale, si nëpunës autorizues i njësisë shpenzuese, të përcaktuara sipas nenit 9 të ligjit nr.10296, dt.08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin.