Alba Frashëri është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Frënge,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 20 vjeçare si pedagoge
dhe studiuese. Në vitin 2000 u diplomua pranë këtij fakulteti, dega Perkthim-Interpretim. Më
pas, ka ndjekur studimet Master (2002-2003) në ESIT (Shkolla e Lartë për Përkthyes dhe
Interpretë) në Universitetin Sorbonne-Nouvelle Paris III në Francë, ndërsa studimet doktorale ia
ka kushtuar përkthimit të teksteve juridike. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore
përfshijnë disiplinat e didaktikës së përkthimit dhe interpretimit, studimet mbi terminologjinë
juridike, si dhe didaktikën e Frengjishtes së specialitetit. Ka një pjesëmarrje të gjerë në
konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe artikuj në revista të ndryshme shkencore
kombëtare dhe ndërkombëtare.
Aktualisht është përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Frënge.