Prof. Asoc. Dr. Alnida Koroshi (Shano)

11
Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof. Asoc. Dr. Alnida Koroshi (Shano)

Zv. Dekan për Ciklin e Parë të Studimeve, Cilësinë dhe Kurrikulat 

Biografia

Prof. Asoc. Dr. Alnida Koroshi (Shano)

Prof. Asoc. Dr. Alnida Koroshi (Shano) është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 15 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Në vitin 2005 është diplomuar pranë këtij Fakulteti, në degën e Gjuhës Italiane, me profil Përkthim/Interpretim. Gjatë periudhës 2006-2008 ka kryer studimet pasuniversitare (SHPU) në fushën e gjuhësisë e përkthimit të krahasuar dhe po në të njëjtën fushë, në vitin 2015, studimet doktorale duke paraqitur punimi me temë: Përqasje gjuhësore dhe kulturore e njësive frazeologjike që lidhen me pjesë dhe organe të trupit në gjuhët italiane dhe shqipe.

Paralelisht me këto studime, në vitin 2009, është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Socile në profilin Punë sociale dhe përmbyl studimet në këtë fushë me Masterin profesional në ‘Analizë e politikave sociale’ në vitin 2012 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.

Alnida është përkthyese dhe interprete e gjuhës italiane, e licensuar nga Ministria e Drejtësisë shqiptare.

Ajo ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare në bashkëpunim me universitete të ndryshme në Itali: Università degli Studi del Molise (2006), Università per Stranieri di Perugia (2007), Università degli Studi di Milano (2007), Università del Salento (2008), Università di Liège (2018), Università di Torino (2017/2022). Ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare të financuara nga BE si p.sh., Interreg IIIA-Projekti VIAGGIADR (2006-2007), AENEAS (2007-2010), Lingua di lavoro (2011-2012), ICT (2010-2013). Ajo është fituese e projekteve kombëtare të financuara nga Ministria e Kulturës “Ekspozita e Etnografisë” (2019/2020) si edhe “Xhubleta Artifakti 4000 vjeçar” (2020/2021).

Mësimdhënia dhe Ekspertizat kërkimore që përfshijnë: historinë moderne të Italisë, marrëdhëniet ndërkombëtare, metodologjitë e kërkimit shkencor, glotodidaktikën, politikat sociale janë fushat ku autorja ka hulumtuar, referuar në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të ndryshëm në revista shkencore.

Alnida është pjesë e komisioneve të certifikimit të Provimit Ndërkombëtar të Gjuhës Italiane PLIDA që nga viti 2019 dhe prej vitit 2021 përgjegjëse për Organizimin dhe Zhvillimit e këtij provimi në Shqipëri.

Që prej muajit shtator 2020 është emëruar zv/Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për ciklin e parë të studimeve, cilësinë dhe kurrikulat.

Alnida Koroshi ka marrë titullin Prof. Assoc. Dr. në 16. 05. 2023 nga Universiteti i Tiranës.