MSc. Ilda Themeli është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 20-vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në vitin 2001, studimet pasuniversitare lidhen me fushën e përkthimit. Cikli i studimeve pasuniversitare është përfunduar në vitin 2009 me mbrojtjen e temës “Lidhorja në gjermanishte shqipe. Mundësitë e përkthimit të ndërsjelltë”.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë interpretimin konsekutiv dhe simultan.
Ka marrë pjesë ciklin e trajnimit për mësimdhëdhësit e interpretimit konsekutiv dhe simultan të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Interpretimit të Komisionit Europian.
Ka përvojë 20-vjeçare si interprete konferencash në Shqipëri e vendet gjermanishtfolëse.
Në vitin 2016 është akredituar si interprete konferencash për institucionet e Bashkimit Evropian (Parlamenti Europian, Komisioni Evropian, Gjykata Evropiane) në kombinimet gjuhësore gjermanisht – shqip dhe shqip – gjermanisht.