Afёrdita Canaj ёshtё diplomuar nё Universitetin e Tiranёs, nё vitin 1983, pёr gjuhё frёnge. Po atё vit u emёrua si mёsuese e shkollёs tetёvjecare e tё mesme tё Kukёsit. Dy vitet mё pas ka punuar nё Shkollёn e mesme tё gjuhёve tё huaja tё Tiranёs, dhe nga 1986 dёri mё sot si pedagoge e gjuhёs frёnge nё UBK, nё UPT dhe nё UT nё Fakultetin e Gjuhёve tё Huaja, ku vazhdon aktivitetin e saj mёsimdhenёs dhe shkencor kryesisht nё shkencat e Fonetikёs e Fonologjisё dhe didaktikё. Ajo ka drejtuar Seksionin e gjuhёs frёnge nё UPT. Ёshtё autore teksti, monografije, ushtrimesh, artikujsh e kumtesash tё botuara brёnda e jashtё vendit. Pёr kualifikimet e mёtejshme brёnda dhe jashtё vendit dhe arritjet nё veprimtarinё e saj tё vazhdueshme, ajo ka fituar gradёn shkencore « Doktore » (1997) dhe titullin akademik « Profesore e Asociuar » (2015).