Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi është pedagoge dhe kërkuese shkencore në Departamentin e Gjuhës Frënge që nga viti 2003 dhe aktualisht mban funksionin e Zëvendësdekanes për kërkimin shkencor dhe projektet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Me një përvojë dinamike në mësimdhënie dhe në drejtimin e projekteve kërkimore, veprimtaria e saj mësimore dhe kërkimore zhvillohet në fushat e shkencave të komunikimit, të gjuhësisë, të didaktikës së gjuhëve të huaja dhe të përdorimit të teknologjive në mësimdhënie.

Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm institucional falë angazhimit të saj në procese kyçe të cilësisë, akreditimit dhe zhvillimit akademik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe më gjerë. Ajo ka drejtuar Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe ka qenë pjesë e grupit të vlerësimit të brendshëm për akreditimin institucional të Universitetit të Tiranës, si dhe koordinatore e akreditimit të programeve të studimit në FGJH. Ekspertiza e saj është vlerësuar edhe në nivel ndërinstitucional, duke shërbyer si eksperte vlerësuese pranë ASCAL dhe në akreditimin e programeve të gjuhës dhe letërsisë franceze në Universitetin e Prishtinës.

Paralelisht, ajo kontribuon si trajnuese e autorizuar e Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), ku ka zhvilluar trajnime në fushat e didaktikës së gjuhës frënge dhe të përdorimit të teknologjive në mësimdhënie. Ajo është vlerësuese e certifikuar e provimeve ndërkombëtare DELF–DALF dhe TEF për të gjitha nivelet, pranë Aleancës Franceze në Tiranë si edhe përkthyese zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë.

situs toto