Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Program Studimi të formimit të vazhduar “Përkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim”

Kalendari i Moduleve të Trajnimeve

Programet e Moduleve të Trajnimeve

Mandat Pagesa

Bazuar në : -Ligjin Nr. 80/2015 Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Neni 81 mbi “Programet e studimeve të formimit të vazhduar’’; -Statuti i Universitetit të Tiranës, Neni 101 mbi “Programet e studimit të formimit të vazhduar”; në vendimin Nr. 24, datë 24.07.2025 ”Për hapjen e programit të studimit të formimit të vazhduar në ”Përkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim” , të UT-së, për vitin akademik 2025 – 2026”.
-Rregullore e Universitetit të Tiranës, neni 41 mbi ‘Kushtet e krijimit të një programi studimi të formimit të vazhduar”; -Strategjia e zhvillimit të Universitetit të Tiranës 2024-2028, objektivat specifike 1.1, pika 1.1.6 dhe 1.1.9 mbi zhvillimin e programeve me mikrokredenciale dhe smart specialisation S3; bazuar gjithashtu edhe në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Rregulloren e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Rregulloren e Universitetit të Tiranës mbi ‘‘Administrimin e sistemit të tarifave të shërbimeve ndaj të tretëve’’ si edhe praktikën e deritanishme të studimeve universitare, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron programin e formimit të vazhduar ‘‘Përkthim Teknik, Letrat dhe Interpretim’’ i cili përfshin 11 (njëmbëdhjetë module të cilat nuk janë të ndërvarura nga njeri tjetri.

1. Modulet e ofruara (11 gjithsej)

1️⃣ Përkthim teknik në fushën e së drejtës civile
2️⃣ Përkthim teknik në fushën e së drejtës penale
3️⃣ Përkthim teknik në fushën e legjislacionit të BE-së
4️⃣ Përkthim automatik dhe përdorimi i mjeteve teknologjike CAT
5️⃣ Interpretim juridik
6️⃣ Interpretim konsekutiv A-B, B-A
7️⃣ Interpretim simultan A-B, B-A
8️⃣ Përkthim teknik në fushën e ekonomisë
9️⃣ Përkthim teknik në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore (materiale dhe jomateriale)
🔟 Përkthim teknik në fushën e mjekësisë
1️⃣1️⃣ Përkthim letrar

2. Objektivat e programit

  • Zhvillimi i aftësive për përkthim të saktë të teksteve letrare e teknike.

  • Zhvillimi i aftësive të interpretimit (konsekutiv, simultan, juridik).

  • Përdorimi i teknikave dhe mjeteve bashkëkohore (CAT tools).

  • Përgatitja e profesionistëve për tregun e punës kombëtar dhe ndërkombëtar.

  • Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet përkthimit.

3. Kush mund të ndjekë modulet?

  • Kandidatët me diplomë Bachelor, Master ose Doktoraturë.

  • Kandidatët me diplomë ekuivalente të fituar jashtë vendit.

4. Organizimi i moduleve

  • ⏳ Kohëzgjatja: 30 orë / 3 kredite për modul

  • 🌍 Gjuhët e zhvillimit: shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht, greqisht, turqisht, rusisht

  • 👨‍🏫 Mënyra e zhvillimit: trajnim i drejtpërdrejtë dhe online (kombinuar)

  • 💰 Tarifa: 15.000 lekë për modul (pagesë pranë OTP Bank ose Postës Shqiptare)

  • 📜 Certifikim: Certifikatë me kredite akademike në përfundim të çdo moduli

5. Si të regjistroheni?