Në takimin e sotëm, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u njohën me veprimtarinë e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, e cila ofron mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve përmes trajnimeve me tematika të ndryshme, kurseve dhe mundësive për zhvillim profesional të vazhdueshëm. 💡
Po ashtu, studentët u njohën edhe me klubet studentore që e gjallërojnë jetën universitare në FGJH: hapësira ku kreativiteti, bashkëpunimi dhe energjia rinore marrin jetë:
🤝 Klubi i Vullnetarizmit
⚽ Klubi i Sportit
🎭 Klubi i Teatrit
🎨 Klubi i Artit
📚 Klubi Letrar
💻 Klubi ICT
🗞️ Revista Studentore
💬 Klubi i Debatit
🎵 Klubi i Muzikës
🌿 Klubi i Ambientalizmit
Një takim plot entuziazëm dhe frymë bashkëpunimi që i ndihmon studentët të ndihen pjesë aktive e komunitetit të FGJH-së! 🌟
📌 Regjistrohu këtu për t’u bërë pjesë e klubeve studentore: https://forms.gle/hRnsa7ee6NmwHZtr9