Programi mësimor i diplomës së dyfishtë Master me universitetin Sorbonne

 

Në datën 17 shkurt 2023, u zhvillua prezantimi i parë në radhën e leksioneve nga specialistë të trajtimit automatik të gjuhëve. Programi mësimor i diplomës së dyfishtë Master me universitetin Sorbonne {aris Nord, Francë, në fushën e trajtimit automatik të gjuhëve parashikon cikël seminaresh nga specialistë të kësaj fushe të cilët paraqesin projektet e tyre dhe situata reale nga tregu i punës. Xhensila Pode, përfaqësuese e kompanisë ndërkombëtare Cardo AI, prezantoi mundësitë e shumta të punësimit në këtë fushë, rëndësinë e trajtimit automatik të gjuhëve në krijimin dhe përmirësimin e Martit, chatbotit të tyre që ndihmon analistët e biznesit me menaxhimin e investimeve dhe huave.
Studentët panë për herë të parë një “ndalesë” të rrugës unike që i pret pas diplomimit!