Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (FGJH-UT), në bashkëpunim me shtëpinë botuese Onufri, ju ftojnë në promovimin e librit “August Dozon dhe vepra e tij” me autor Prof. Dr. Shezai Rrokaj.
📅 11 mars 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Salla “Rozafa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT
Ky aktivitet do të sjellë në vëmendje figurën dhe kontributin e August Dozonit në studimet albanologjike, si edhe vlerësimin bashkëkohor të veprës së tij përmes studimit të Prof. Dr. Shezai Rrokajt.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë!


