Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Promovimi i librit “August Dozon dhe vepra e tij” në FGJH-UT

Sot, në sallën “Rozafa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u zhvillua promovimi i librit “August Dozon dhe vepra e tij” me autor Prof. Dr. Shezai Rrokaj, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Onufri.

Aktiviteti u hap nga Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Prof. Dr. Kromidha, e cila bëri prezantimin e autorit dhe vlerësoi kontributin e tij të rëndësishëm në studimet albanologjike.

Më tej, aktiviteti vijoi me recensën e mbajtur nga Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja, e cila solli një vlerësim të detajuar të studimit, duke theksuar rëndësinë e figurës së August Dozonit dhe ndikimin e tij në studimet mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Në vijim, Prof. Dr. Shezai Rrokaj mbajti një ligjëratë mbi përvojën e tij kërkimore dhe procesin e hartimit të këtij studimi, duke ndarë me të pranishmit reflektime mbi rëndësinë e rikthimit në vëmendje të figurave të rëndësishme të albanologjisë.

Gjatë aktivitetit, studentët dhe pedagogët patën mundësinë të njihen më nga afër me këtë botim, si edhe të zhvillojnë një diskutim të hapur me autorin përmes pyetjeve dhe komenteve.

📖 Një aktivitet i vlefshëm akademik që solli në vëmendje kontributin e August Dozonit dhe rëndësinë e studimeve albanologjike në kontekstin bashkëkohor.

situs toto