Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e përmbylli këtë sezon me Kongresin N dërkombëtar ISEBUSS 4 me një pjesëmarrje të gjerë nga Mbretëria e Bashkuar, Azerbaixhani, Turqia, India, Siria, Jordania, Letonia, Kina, Kirgistani, Bullgaria e Gjermania.

Drejtuesi i Simpoziumit, Prof. Dr. Mustafa Paksoy, pasi falënderoi Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për mikpritjen, prezantoi të ftuarit e nderit nga Britania dhe Gjermania, shpjegoi në vija të gjera seancat e simpoziumit dhe vuri theksin tek vlerat e shkëmbimit të përvojave ndërmjet studiuesve 🤝.

Në fjalën përshëndetëse Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj, Përgjegjës i Departmentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, theksoi se:
“Kjo ngjarje shkencore dhe kulturore nuk është vetëm një vijim pedagogjik i detyrës sonë të përditshme, por është fryt i një përpjekjeje disa vjeçare e stafit të FGJH-së të cilët i kanë dhënë didaktikës së gjuhëve të huaja lindore dhe aziatike, qytetërimit dhe promovimit të tyre, veprimtari shumë të çmuara.”

Kumtesat e çmuara të referuesve shqiptarë dhe të huaj do të zgjerojnë zinxhirin shkencor që lidh kombet ballkanike e mesdhetare që nga mesjeta e hershme e deri më sot.

Profesor Derjaj falënderoi kolegët nga Universiteti i Vlorës dhe i Durrësit për pjesëmarrjen 🙌.

Sesioni u mbyll me fjalën përshëndetëse të Zv. Dekanes, Dr. Kristina Sheperi e cila theksoi se:
“Si një kongres shumëdisiplinor, kjo ngjarje, krahas prurjeve shkencore në fushën e didaktikës dhe edukimit, përbën gjithashtu një hapësirë të rëndësishme reflektimi mbi rolin e gjuhës në ndërlidhjen e proceseve kulturore dhe shkencore. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është gjithmonë i angazhuar në nxitjen e bashkëpunimeve shkencore dhe të shkëmbimeve të qëndrueshme të përvojës akademike 🤝.”