Në kuadër të programit Erasmus+, dy profesoret Ans Janssens dhe Anneke Schuurmans-Brower, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Hagës , zhvilluan një vizitë akademike në Departamentin e Gjuhës Frënge pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.
Gjatë qëndrimit të tyre, profesoret zhvilluan leksione dhe aktivitete akademike me studentët e gjuhës frënge, duke ndarë përvojën e tyre në mësimdhënie dhe duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar. Vizita u prit me interes të madh si nga studentët, ashtu edhe nga personeli akademik dhe përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Fakultetit.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të ndiqni videon e tyre.

