Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me nismën e Këshillit Studentor, zhvilluam me sukses tryezën e rrumbullakët të dedikuar transformimit të rolit të studentit ndër vite.

Studentë dhe pedagogë u mblodhën për të reflektuar mbi rrugëtimin e rinisë shqiptare: nga guximi i vitit 1990, te lëvizjet studentore të 2018-ës, deri te realiteti kompleks i studentit të vitit 2025.

💬 Diskutuam mbi ndikimin socio-politik të studentëve, aktivizmin e sotëm, sfidat e migrimit, rolin e teknologjisë dhe përgjegjësinë që mbart brezi ynë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme.

🤝 Falënderojmë Dekanen e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, pedagogët dhe të gjithë studentët pjesëmarrës për kontributin, energjinë dhe idetë e tyre. Ky aktivitet tregoi edhe një herë se zëri i studentit mbetet i rëndësishëm, edhe kur merr forma të reja.

🌿 Rinia ka qenë dhe mbetet forca më e madhe e ndryshimit.