Më 22 janar 2026, në Sallën “Rozafa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua në format hibrid takimi i radhës në kuadër të projektit UT–KEI, me titull:
“Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit.”
Gjatë takimit u prezantua puna e realizuar deri më tani nga secili grup pune, duke u ndalur në ecurinë e aktiviteteve dhe rezultatet e arritura. Në vijim, u diskutua mbi organizimin dhe konceptimin e workshop-it, i cili do të përbëjë aktivitetin e ardhshëm të projektit.
Në këtë takim morën pjesë: Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Prof. Asoc. Dr. Blerina Hamzallari, Prof. Asoc. Dr. Eglantina Kalluçi, Prof. Asoc. Dr. Rudina Osmanaj, Prof. Dr. Dhurata Shehri, Dr. Albana Kosovrasti, Dr. Drita Rira dhe Prof. Asoc. Dr. Etleva Kondi.
Takimi shërbeu si një moment i rëndësishëm koordinimi institucional dhe planifikimi për hapat e mëtejshëm në zbatimin e projektit UT–KEI.







