📍 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës
🗓 E martë, 28 tetor 2025
🕝 Ora 14:30
🏛 Salla Europa
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara të projektit Ndikimi i kurrikulës “Mësimdhënie me bazë kompetencash” në zhvillimin e kompetencës komunikuese e të shprehurit tek nxënësit e gjuhës së huaj në arsimin e mesëm të lartë shqiptar, të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Ekipi i këtij projekti organizon tavolinën e rrumbullakët akademike me temë:
“Kurrikula në veprim: tre gjuhë, një vizion për komunikimin”
Ky aktivitet synon të prezantojë rezultatet e projektit kërkimor që analizon në thellësi zbatimin e kurrikulës së mësimdhënies me bazë kompetencash me fokus kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, përvojën e nxënësve dhe mësuesve në mësimdhënien e tre gjuhëve: italiane, angleze dhe frënge, duke evidentuar problematikat, sfidat, risitë metodologjike dhe rekomandimet për përmirësim.
Fokusi i takimit do të jetë prezantimi i punimeve të projektit, diskutimi i rezultateve të pyetësorëve, problematikave të hasura, zgjidhjet dhe rekomandimet e ofruara për zhvillimin e mëtejshëm të kompetencës komunikuese dhe shprehëse në arsimin e mesëm te lartë shqiptar.
Relatorët e kësaj tavoline:
- Prof. Asoc. Dr. Aida Gjinali; Prof. Asoc. Dr. Sonila Piri (gjuha italiane)
- Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtëpani; Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Leka (gjuha angleze)
- Prof. Asoc. Dr. Migena Alimehmeti; Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja (gjuha frënge)
Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të praktikave bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhëve të huaja dhe drejt forcimit të lidhjes midis kurrikulës, kompetencave dhe komunikimit ndërkulturor.
Janë të ftuar të gjithe të interesuarit profesorë, studentë master mësuesi, mësues të gjuhëve të huaja, dhe këdo që punon në lëmin e arsimit dhe mësimdhënies.
Për këdo që nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, mund të na ndjekë në linkun si në vijim: https://meet.google.com/air-mfic-cos
Ju mirëpresim!


