Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

THIRRJE PËR KUMTESA – KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me partnerët institucionalë, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare:

“Pasuritë e veçanta materiale dhe jomateriale të Shqipërisë, ofruar për turistët vendas e të huaj”

📅 29 prill 2026
📍 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës
💻 Format: Hibrid (fizik & online)

Konferenca organizohet në kuadër të projektit kërkimor për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe marketingut digjital shumëgjuhësh përmes platformës Albania 365, dhe synon të nxisë analiza ndërdisiplinore mbi identifikimin, ruajtjen, menaxhimin dhe promovimin e pasurive materiale dhe jomateriale të Shqipërisë si pjesë e ofertës turistike.

🔎 Ftohen studiues, pedagogë, doktorantë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme si: turizmi, trashëgimia kulturore, historia, antropologjia, marketingu, komunikimi ndërkulturor, arkitektura, ekonomia, menaxhimi publik dhe fusha të tjera të lidhura.

📄 Dorëzimi i abstraktit: 250–300 fjalë
🔑 Fjalë kyçe: 3–5
🌍 Gjuhët e konferencës: Shqip & Anglisht
💰 Pjesëmarrja: Pa pagesë

📩 Abstraktet dërgohen në:
[email protected]

Afatet kryesore
• Dorëzimi i abstraktit: 3 prill 2026
• Njoftimi i pranimit: 10 prill 2026
• Data e konferencës: 29 prill 2026

📚 Punimet e përzgjedhura do të publikohen në Aktet e Konferencës me ISBN.

🔗 Për më shumë informacion: www.fgjh.edu.al

Thirrja

Klikoni për më tepër

situs toto