Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Thirrje për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, fton studentët të marrin pjesë në konkursin e videomesazhit më të mirë me temë: “Gruaja që përpiqet të ndryshojë botën dhe që më frymëzon”.

Cila mund të jetë gruaja frymëzuese?

  • Një figurë publike.
  • Një mësuese, shoqe, anëtare e familjes tuaj etj.
  • Një grua nga rrethi juaj e cila ju frymëzon e bën ndryshime të vogla ose të mëdha çdo ditë.

Videomesazhi duhet të ketë kohëzgjatje maksimale prej 40 sekondash dhe të dërgohet me email në adresën: [email protected], brenda datës 25 Shkurt 2026.

Tre videomesazhet më të spikatura do të shpallen fituese më 5 Mars 2026, në Sallën Evropa.

Kjo është një mundësi unike për të shprehur kreativitetin tuaj dhe për të nderuar shembuj frymëzimi!

situs toto