Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të personelit akademik dhe ndihmës akademik, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e Teknologjisë së Informacionit, ju fton të merrni pjesë në trajnimin me temë: “Mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria kibernetike” me përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
📅 Data: 28 tetor 2025
🕚 Ora: 13:00
📍 Vendi: Salla”Evropa”, kati i parë, Godina B, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
🔗 Trajnimin mund ta ndiqni edhe online në platformën Google Meet nëpërmjet link-ut: https://meet.google.com/pes-ejgv-dow


