Sot më 14.11.2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Degën e Teknologjisë së Informacionit në FGJH, zhvilluan një trajnim të dedikuar për personelin ndihmësakademik të fakultetit, i cili kishte në fokus përdorimin e teknologjive të reja të inteligjencës artificiale dhe softuerëve inovativë si Copilot, Gamma, ChatPDF, ExcelFormulaBot, Everything, SwissChat dhe mjete të tjera që lehtësojnë punën e përditshme administrative dhe akademike.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të fuqizojë personelin ndihmësakademik me njohuri dhe aftësi praktike mbi përdorimin e mjeteve moderne të AI-së, duke rritur efikasitetin, saktësinë dhe produktivitetin në punën e përditshme administrative.
Objektivat kryesore të trajnimit ishin:
- Njohja me funksionalitetet bazë dhe të avancuara të mjeteve të përzgjedhura;
- Integrimi i AI-së në proceset e komunikimit, organizimit dhe menaxhimit të dokumenteve;
- Automatizimi i detyrave të përsëritura për të kursyer kohë;
- Përmirësimi i aftësive teknologjike për t’iu përshtatur kërkesave të reja të mjedisit akademik.
Përfitimet për pjesëmarrësit:
- Rritja e efikasitetit në punë përmes përdorimit të mjeteve inteligjente;
- Lehtësimi i proceseve administrative dhe menaxheriale;
- Zhvillimi i aftësive digjitale dhe rritja e sigurisë në përdorimin e teknologjisë.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave tona të punës dhe përforcimit të kulturës së inovacionit në fakultet.






