Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Trajnim për Metodat Kërkimore në Shkencat Shoqërore: Sasiore dhe Cilësore

Në kuadër të programit tëdoktoraturës organizojmë  trajnimin dy ditor mbi aftësimin  në SPSS, me temë:”Trajnim për Metodat Kërkimore në Shkencat Shoqërore: Sasiore dhe Cilësore”.
Ky trajnim është organizuar nga Departamenti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Dega e Kërkimit Shkencor në dy faza,
 në kuadër të projektit të fituar me financim nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora)
“Empowering Researchers: Enhancing Research Skills Through the Use of Data Analysis Tools – SPSS”
👥 Trajnimi është i hapur për studentë të ciklit të dytë, doktorantë dhe punonjës akademikë.
 Faza I – Teorike: 26–27 maj 2025,
 Faza II – Praktike (SPSS): 26–27 qershor 2025
👩‍🏫 Trajnerët e trajnimit do të jenë: Prof. As. Dr. Hatixhe Sejdini, Departamenti i Gjuhës Angleze, Ing. Blerina Spahiu, PhD
Assistant Professor, Department of Computer Science, Systems and Communication, University of Milano-Bicocca
Data 26 maj : ora10:00 AM
Data 327 maj : ora12.00 AM
Trajnimi synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuritë bazë dhe të ndërmjetme mbi metodat kërkimore në shkencat shoqërore. Në fokus do të jenë:
· Hartimi i pyetjeve kërkimore
· Kampionimi dhe statistikat bazë
· Etika në kërkimin shkencor
· Teknikat e mbledhjes dhe analizës së të dhënave në kërkimin sasiore dhe cilësor
· Aftësimi praktik me programin SPSS
📚 Shembuj konkretë do të ofrohen nga fusha të ndryshme si: sociologjia, shkencat politike, edukimi, komunikimi dhe psikologjia.
Metodat Kërkimore në Shkencat Shoqërore: Sasiore dhe Cilësore
Ky kurs do të trajtojë parimet themelore të kryerjes së kërkimit shkencor, hartimin e pyetjeve kërkimore, kampionimin, statistikat bazë dhe etikën. Kursi ka një nivel hyrës deri në nivelin e mesëm dhe fokusohet në metodat kërkimore sasiore dhe cilësore në shkencat shoqërore. Në këtë kurs, do të trajtojmë teknikat e mbledhjes, përshkrimit, analizës dhe interpretimit të të dhënave në kërkimet sasiore. Gjithashtu, do të shqyrtojmë aspekte të kërkimit cilësor, i cili përqendrohet në të kuptuarit e sjelljeve, shpjegimin e arsyes dhe mënyrës se si ndodhin fenomenet e vëzhguara. Do të përdoren shembuj nga sociologjia, shkencat politike, shkencat e edukimit, shkencat e komunikimit dhe psikologjia. Në pjesën e dytë të kursit, do të shikojmë edhe një program, të quajtur SPSS, i cili na ndihmon të krijojmë një bazë të dhënash nga të dhënat e mbledhura dhe t’i analizojmë ato si nga ana sasiore, ashtu edhe cilësore.
Bashkangjitur me emailin do të gjeni linkun e takimit online për datën 26-27 Maj
Link: Online Meeting (SPSS)
May 26, 2025, 10:00am – May 27, 2025, 12:00am ·
Time zone: Europe/Tirane
Google Meet joining info