Në kuadër të angazhimit tonë për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e proceseve të brendshme administrative, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e Teknologjisë së Informacionit, zhvilluan një trajnim të dedikuar për personelin ndihmës akademik me temën “Përdorimi i Platformave Online për Takime dhe Trajnime.”
Ky aktivitet kishte si qëllim të fuqizojë aftësitë digjitale të stafit dhe të sigurojë përdorimin sa më efektiv të mjeteve bashkëkohore të komunikimit në distancë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me funksionalitetet kryesore të platformave më të përdorura në mjedisin profesional, përfshirë Microsoft Teams, Zoom dhe Google Meet. U prezantuan hapat praktikë për krijimin dhe menaxhimin e takimeve virtuale, organizimin e sesioneve të punës, ndarjen e dokumenteve, administrimin e pjesëmarrësve, përdorimin e opsioneve të ndërveprimit (chat, sondazhe, reagime, ndarje ekrani) si edhe teknikat për një zhvillim sa më të qetë dhe efikas të trajnimeve online.
Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve administrative dhe rritjes së cilësisë së mbështetjes akademike. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin, energjinë pozitive dhe gatishmërinë për të përqafuar praktika të reja teknologjike që lehtësojnë proceset e punës dhe rrisin efikasitetin institucional.







