Në datat 22 – 27 janar 2025,
U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Teknikat e të pyeturit dhe Diskutimi’’ nga Prof. Dr. Elida Tabaku dhe Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Leka (Sejdini), me 2 kredite.
Disa nga temat që u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin:
Qëllimet e përdorimit të pyetjeve në mësimin e gjuhës së huaj dhe përvetësimit të teknikave të të pyeturit;
Parimet e të pyeturit;
Ndërtimi i py etjeve dhe koha e pritjes;
Vlerësim dhe Vetëvlerësimi i pyetjeve që përdorim në klasë;
Trajtimi i përgjigjeve të nxënësve;
Bërja e pyetjeve nga nxënësit;
Diskutimi në klasë;
Strategjitë për vazhdimin e diskutimit;
Vetëvlerësimi i arritjeve në modul dhe vlerësimi i modulit.
Ky trajnim pati në fokus zhvillimin e vetëdijes së nxënësve në lidhje me llojin e pyetjeve dhe teknikat e të pyeturit në mësimin e gjuhës së huaj, aftësimin në analizën e teknikave të tyre të pyetjeve, identifikimin e tipareve kryesore të pyetjeve të mira që ndikojnë në një mësimdhënie sa më cilësore, aftësimin e përmirsimit të planifikimit dhe përdorimit të pyetjeve me synim “Zhvillimin gjuhësor dhe të menduarit kritik të nxënësve”, përshtatjen dhe krijimin e veprimtarive mësimore të mbështetura në pyetje që nxisin diskutime, identifikimin e mënyrave përkatëse për zhvillimin personal dhe profesional.
Ju mirëpresim në trajnime të tjera!