Më 26.03.2026, në Sallën “Evropa”, u zhvillua leksioni i hapur me temë:
“Depresioni tek të rinjtë: faktorët riskues dhe mekanizmat mbrojtës”.
Ky aktivitet u fokusua në rëndësinë e shëndetit mendor tek të rinjtë, duke analizuar faktorët të cilët rrisin rrezikun për depresion, si dhe strategjitë që ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë emocionale.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua mekanizmave mbrojtës, duke theksuar rolin e mbështetjes sociale, komunikimit të hapur, ndërgjegjësimit emocional dhe kujdesit për shëndetin mendor.
Aktivitete të tilla synojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe të krijojnë një mjedis sa më mbështetës për mirëqenien e të rinjve.





