Gjatë këtij moduli u trajtuan koncepte kyçe të mësimdhënies bashkëkohore, si: mësimdhënia me në qendër nxënësin, inteligjencat e shumëfishta, zhvillimi i të menduarit kritik, stilet e të nxënit, qasja e bazuar në kompetenca dhe objektiva, si dhe menaxhimi i klasave me nivele të diferencuara (KAD). Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me strategji efektive për mësimdhënie gjithëpërfshirëse, planifikimin e mësimit për nxënës me nevoja të veçanta dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore në klasa të përziera.
Pjesëmarrësit u njohën me:
- mësimdhënien me në qendër nxënësin;
- inteligjencat e shumëfishta dhe stilet e të nxënit;
- zhvillimin e mendimit kritik;
- planifikimin për klasa me nivele të diferencuara (KAD);
- strategjitë dhe teknikat e mësimdhënies gjithëpërfshirëse etj.
Në përfundim të modulit të trajnimit, mësuesit u pajisën me aftësi për:
- hartimin e planeve mësimore të bazuara në kompetenca;
- përshtatjen e materialeve sipas nevojave të nxënësve;
- krijimin e veprimtarive gjithëpërfshirëse dhe nxitëse;
- menaxhimin efektiv të klasave të përziera;
- zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe të mendimit kritik.
Ky modul ishte një ndërthurje I teorisë me praktikën, duke synuar forcimin e aftësive profesionale të mësuesve për të garantuar një proces mësimor sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt kompetencave.







