Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

U zhvillua trajnimi “Shkrimi akademik dhe shfrytëzimi i literaturës së bibliotekave digjitale”

Në kuadër të angazhimit për rritjen e cilësisë akademike dhe zhvillimin e kompetencave kërkimore të studentëve, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik zhvilloi një trajnim të dedikuar për studentët me temë “Shkrimi akademik dhe shfrytëzimi i literaturës së bibliotekave digjitale” nga Prof. Asoc. Dr. Migena Alimehmeti dhe përgjegjësit e Bibliotekës në FGJH, Z. Viktor Bakillari dhe Znj. Julinda Lamaj.

Trajnimi synoi forcimin e aftësive të studentëve në hartimin e punimeve akademike sipas standardeve bashkëkohore shkencore, duke u fokusuar në strukturimin metodologjik të tekstit, ndërtimin e argumentimit akademik, citimin korrekt të burimeve dhe respektimin e etikës në kërkimin shkencor.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan metoda dhe praktika për kërkimin sistematik të literaturës në biblioteka digjitale dhe baza të dhënash akademike, si dhe teknika për përzgjedhjen, vlerësimin dhe menaxhimin e burimeve të besueshme shkencore. Formati ndërveprues i trajnimit krijoi hapësirë për diskutim, pyetje dhe trajtim të rasteve praktike, duke e bërë procesin më të aplikueshëm për studentët.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kulturës akademike dhe në përgatitjen profesionale të studentëve, në përputhje me standardet dhe kërkesat e arsimit të lartë.

situs toto